Ndërtimi merr hov të ri, lejet u rritën me 45% në tremujorin e tretë!

Ndërtimi merr hov të ri, lejet u rritën me 45% në tremujorin e tretë!

Aktiviteti në sektorin e ndërtimit ka shënuar rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, si në numrin e lejeve të miratuara, ashtu edhe në vlerën e projekteve të parashikuara. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë kësaj periudhe janë miratuar gjithsej 419 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 289 leje në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 45% në terma vjetorë. Paralelisht me shtimin e numrit të lejeve, është zgjeruar edhe sipërfaqja e parashikuar për ndërtim. Ajo arriti në 362,798 metra katrorë, duke shënuar një rritje prej 3.5% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025. Sa i përket destinacionit të ndërtimeve, projektet për banim vijojnë të zënë pjesën më të madhe. Gjatë tremujorit...