Rritet kredia për ekonominë në tetor! Financimi i ri arrin në 38.4 mld lekë, rritje 9.5%

Rritet kredia për ekonominë në tetor! Financimi i ri arrin në 38.4 mld lekë, rritje 9.5%

Huamarrja për ekonominë në vend regjistroi përsëri ecuri pozitive gjatë muajit tetor të këtij viti sipas të dhënave zyrtare. Referuar Bankës së Shqipërisë, kredia e re shënoi vlerën e 38.4 miliardë lekëve me rritje me 9.5% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Tregtia mori pjesën më të madhe të financimit, pasi rezulton se bizneset e tregtisë me shumicë dhe pakicë morën rreth 7.9 miliardë lekë, ose 6.5% më shumë krahasuar me një vit më parë sipas Bankës Qëndrore. Me rreth 4 miliardë lekë kredi të reja rënditet ndërtimi për muajin tetor, ndërsa industria përpunuese mori rreth 2.5 miliardë lekë ose 31.5% më shumë se një vit më parë. Megjithatë referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rritje të konsiderueshme regjistruan edhe disa sektorë të...