Nisma ligjore/ Qeveria vendos monitorim dhe gjoba deri në 2 milionë lekë! Ja sa do të ulen çmimet në supermarkete nga 1 janari?
Pas 1 janarit, me hyrjen në fuqi të TVSh 6%, qeveria llogarit reflektim të uljeve të çmimeve te supermarketet në masën 11.6%. Ministria e Ekonomisë ka hartuar edhe Projektaktin Normativ, që pas miratimit do të ketë fuqinë e ligjit, synon të monitorojë reflektimin e uljes së çmimeve nga operatorët tregtare pas uljes së TVSH-së. Projektakti për monitorimin e çmimeve përfshin edhe nënshkrimin e një Marrëveshje mes Ministrisë së Ekonomisë dhe supermarketeve. Sipas modelit të Marrëveshjes që Monitor disponon dhe do të nënshkruhet mes palëve, synohet të vendosë një mekanizëm monitorimi për çmimet e produkteve të shportës bazë, në kuadër të zbatimit të uljes së TVSH-së. Projekt-akti i propozuar përcakton se për verifikimin e reflektimit të uljes së TVSH-së është propozuar të përdoret si referencë çmimi...
Burimi:
javanews.al