Hije skandali/ Jo vetëm me aflatoksinë, por edhe me mbetje ilaçesh! AKU zbulon prani të medikamenteve veterinare në mostrat e qumështit

Hije skandali/ Jo vetëm me aflatoksinë, por edhe me mbetje ilaçesh! AKU zbulon prani të medikamenteve veterinare në mostrat e qumështit

Në fermat shqiptare nuk prodhohet vetëm qumësht me aflatoksinë, por edhe me antibiotikë. Gjatë vitit 2025, referuar Planit Kombëtar, AKU ka arritur të identifikojë 12 raste ku qumështi i lopës dhe i deles ka rezultuar me ngarkesë të lartë medikamentesh veterinare. Saktësisht, dy kamionë me qumësht deleje dhe 10 mostra të qumështit të deles kanë qenë të ngarkuara me acid salicilik, ndërsa një rast i qumështit të të imtave ka rezultuar me ilaçin semikarbazid (SEM). Ndërkohë, sipas ligjit të sigurisë ushqimore, niveli i medikamenteve në qumësht apo mish duhet të jetë zero. “Në fakt, medikamentet veterinare PMV nuk duhet të dalin në qumësht apo mish. Kjo tregon që përdorimi i tyre është bërë pa kriter.” Ndërkohë që fermeri është kujdesur për shëndetin e gjësë së...