GJKKO merr vendimin, Albana Vokshi paditi Taulant Ballën për shpifje dhe fyerje

GJKKO merr vendimin, Albana Vokshi paditi Taulant Ballën për shpifje dhe fyerje

GJKKO ka vendosur pushimin e një çështjeje gjyqësore për shpifje. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi kishte paditur për “shpifje” dhe “fyerje” kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën. Në vendimin e marrë nga gjyqtari Erjon Bani parashikohet gjithashtu se shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës denoncuese, Albana Vokshi.