Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, SPAK: S’kemi qenë pjesë e konsultimit, u njohëm me draftin gjatë prezantimit nga Ministria

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, SPAK: S’kemi qenë pjesë e konsultimit, u njohëm me draftin gjatë prezantimit nga Ministria

SPAK informon se nuk ka qenë pjesë e procesit të konsultimit për draftin me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. SPAK njofton se janë njohur me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale gjatë prezantimit të tij nga Ministria e Drejtësisë më 30 shtator. Në reagim, SPAK thekson se aktualisht po kryejnë vlerësimin e tyre institucional lidhur me ndryshimet e propozuara dhe sipas Strukturës së Posaçme, në momentin kur do të kenë një qëndrim të qartë, do ja bëjnë me dije institucioneve përkatëse dhe do e ndajnë me publikun. “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është njohur me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale gjatë aktivitetit publik të Ministrisë së Drejtësisë, më 30 shtator. SPAK nuk ka qenë...