Reagon këngëtarja Xhensila Myrtezaj
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar këtë të premte, pesë ditë pasi u bë publik lajmi se Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj saj dhe e ka dërguar për gjykim për akuzën e fshehjes së të ardhurave. Ajo dyshohet se ka shmangur më shumë se 6 milionë lekë detyrime tatimore gjatë viteve 2023 dhe 2024. Përmes dy postimeve në rrjetin social Instagram, Myrtezaj ka mohuar akuzat, duke këmbëngulur se të ardhurat e saj burojnë nga aktiviteti artistik që ushtron prej shumë vitesh. Këngëtarja ka paralajmëruar gjithashtu ndjekjen e rrugës ligjore ndaj kujtdo që, sipas saj, shpik apo përhap informacione të pavërteta për të. “Deri më sot kam zgjedhur të hesht. Mjaft me përdorimin e emrit tim për klikime dhe përfitime. Ndaj kujtdo që shpik ose...
Burimi:
kohajone.com