Përplasje zinxhir në Unazën e Madhe! Pesë makina bëhen copë te mbikalimi i Selitës
Një përplasje zinxhir me pesë automjete ka shkaktuar kaos në Unazën e Madhe të Tiranës, në zonën e mbikalimit të Selitës. Disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke krijuar radhë të gjata dhe duke paralizuar për disa momente qarkullimin në këtë aks. Sipas dëshmitarit që ka dërguar pamjet në redaksinë e JOQ Albania, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Drejtuesit e automjeteve kanë dalë vetë nga mjetet, ndërsa deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale. Dëshmitari pretendon se në aksident është përfshirë edhe një furgon, drejtuesi i të cilit dyshohet se ka hyrë mes automjeteve pa pritur radhën e qarkullimit. Megjithatë, ky version mbetet për t’u verifikuar. Shkaqet e plota të përplasjes ende nuk janë sqaruar, ndërsa pasoja e menjëhershme është trafiku i rënduar...
Burimi:
ntv.al