112, një numër i vetëm për çdo emergjencë në Shqipëri! Ja si do të funksionojë sistemi i ri

112, një numër i vetëm për çdo emergjencë në Shqipëri! Ja si do të funksionojë sistemi i ri

Foto Ilustruese TIRANË- Qytetarët shqiptarë do të kenë një pikë të vetme kontakti për të kërkuar ndihmë në raste emergjence. Numri 112 do të shërbejë për të gjitha situatat që kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve duke bashkuar në një sistem të vetëm shërbimet e Policisë së Shtetit ambulancës, zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave administrimi i sistemit të unifikuar do t’i besohet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ndërsa shërbimi do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Numri 112 do të jetë në dispozicion 24 orë në ditë shtatë ditë të javës. Qytetarët do të mund të komunikojnë me operatorët në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa një prej risive të sistemit do të jetë identifikimi automatik i vendndodhjes së personit që...