Dhoma e Avokatisë çon në Kushtetuese rregulloren e GJKKO-së, kërkon shfuqizimin e saj

Dhoma e Avokatisë çon në Kushtetuese rregulloren e GJKKO-së, kërkon shfuqizimin e saj

Dhoma e Avokatisë-gjykata kushtetuese TIRANË- Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e rregullores së brendshme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e kësaj gjykate. Kërkesa lidhet me rregulloren e miratuar me vendimin nr. 49, datë 17 korrik 2026, të Këshillit të GJKKO-së, e cila, sipas kërkesës, ka hyrë në fuqi më 10 shtator 2026. Në kërkesë, Dhoma e Avokatisë kërkon shfuqizimin e rregullores bashkë me anekset e saj dhe aktin miratues, me argumentin se janë tejkaluar kufijtë e kompetencës së tij në nxjerrjen e kësaj rregulloreje.  "Shfuqizimin si të papajtueshëm me nenet 4, 5, 7, 11, 15, 16, 17, 18, 22, 30, 31, 35, 36, 41, 42,...