Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO dërgon në gjyq 4 autorët: 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrit
Renis Dobra dhe 4 autorët TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj 4 të të pandehurve për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës. Të pandehur në këtë dosje janë: Vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakraj. Këtë të premte, GJKKO mori vendimin duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq. Sipas vendimit, katër personat akuzohen për veprat penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit”, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Vendimi është marrë më 27 nëntor 2026, gjatë seancës paraprake, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së...
Burimi:
zeri.ai