Drogë në burgun e Korçës, i dënuari kapet me dy paketime kanabis (FOTO)
lenda narkotike e gjetur KORÇË- Një rast i posedimit të lëndëve narkotike është konstatuar në burgun e Korçës. Gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj të burgosurve, njërit prej tyre, shtetasit me inicialet A.Z., iu gjetën dy paketime me lëndë narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, kontrolli u krye më 27 nëntor 2026 nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me administratën e burgut të Korçës. Ndërsa pas konstatimit, ndaj të dënuarit janë referuar veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” "Në datën 27.11.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në bashkëpunim me IEVP Korçë ka ushtruar kontroll për sende të ndaluara,...
Burimi:
zeri.ai