Kërkon pavlefshmërinë e hetimeve të SPAK, Veliaj çon në Kushtetuese vendimet e GJKKO dhe Gjykatës së Lartë

Kërkon pavlefshmërinë e hetimeve të SPAK, Veliaj çon në Kushtetuese vendimet e GJKKO dhe Gjykatës së Lartë

erion veliaj-gjykata kushtetuese TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon ndryshimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme, Apelit të Posaçëm dhe të Gjykatës së Lartë. Bëhet fjalë për vendimet e gjykatave të cilat, këto gjykata nuk pranuan kërkesën e Veliajt për konstatimin e shkeljeve procedurale dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore të kryera nga SPAK. Në ankimin e tij, Veliaj ngre një sërë pretendimesh mbi ligjshmërinë e procedurave të ndjekura gjatë hetimit penal. -Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së akteve hetimore dhe papërdorshmërinë e provave të mbledhura kundër tij. -Ai pretendon se procedimi penal është regjistruar mbi bazën e një kallëzimi të falsifikuar dhe se SPAK nuk ka kryer veprime për identifikimin e kallëzuesit Nesti Angoni. -Gjithashtu, kryebashkiaku pretendon se...