Prokuroria e Tiranës e mori nën hetim për pastrim parash, reagon këngëtarja Xhensila Myrtezaj: S’do lejoj që të njolloset figura ime, të ardhurat janë të ligjshme!

Prokuroria e Tiranës e mori nën hetim për pastrim parash, reagon këngëtarja Xhensila Myrtezaj: S’do lejoj që të njolloset figura ime, të ardhurat janë të ligjshme!

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj këngëtares Xhensila Myrtezaj për dyshime mbi veprën penale të pastrimit të parave, në një vlerë prej afro 6 milionë lekësh të reja. Lidhur me akuzat dhe raportimet e ditëve të fundit, Myrtezaj ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë, ku mohon fshehjen apo mosdeklarimin e të ardhurave, duke theksuar se ato burojnë nga aktiviteti i saj artistik dhe janë të ligjshme e të faturuara në sistemin tatimor shqiptar. “Ditët e fundit, në rrjetet sociale dhe në media janë përhapur lajme për disa akuza të ngritura ndaj meje. Akuzat lidhen me mungesën dhe pasaktësitë në dokumentacionin për të ardhurat e mia, të cilat janë verifikuar nga organet tatimore për periudhën 2023-2024. Nuk mund të pranoj dhe nuk mund...