Presidenti serb në samitin e Ohrit, Çupiç përmend Ismail Kadarenë mes figurave të mëdha të Ballkanit
Një ditë pasi shpalli zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Serbi, Aleksandar Çupiç, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së presidentit, mori pjesë në samitin e Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, ku bëri thirrje për bashkëpunim dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira mes vendeve të rajonit. Gjatë fjalimit të tij, Çupiç vlerësoi kontributin e Ballkanit në kulturën, shkencën dhe artin botëror, duke përmendur mes personaliteteve të shquara edhe shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. “Ky rajon i ka dhënë botës Dellçevin, Njegoshin, Presherenin, Andriçin, Selimoviçin, Krlezhën dhe Kadarenë. Toka ballkanike i ka dhënë gjithashtu Teslën, Pupinin dhe Ruđer Boshkoviqin”, deklaroi ai. Në vijim, kreu i shtetit serb theksoi se vendet e Ballkanit kanë shumë gjëra për t’i ofruar njëri-tjetrit, Evropës dhe botës, duke nënvizuar rëndësinë e...
Burimi:
javanews.al