“Shmangni të gjitha zonat e demonstrimit”- Protesta e nesërme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët: Disa janë shndërruar në trazira të dhunshme

“Shmangni të gjitha zonat e demonstrimit”- Protesta e nesërme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët: Disa janë shndërruar në trazira të dhunshme

Në një njoftim zyrtar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët që të jenë vigjilentë për shkak të protestave që priten këto dy ditë, më 28 dhe 29 nëntor. Ambasada bën thirrje për kujdes të shtuar, duke theksuar se demonstratat në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve mund të shkaktojnë jo vetëm bllokime dhe devijime të trafikut, por edhe incidente të dhunshme, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë. “Demonstratat vazhdojnë në qendër të qytetit të Tiranës dhe përreth ndërtesave qeveritare, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Disa demonstrata janë shndërruar në trazira të dhunshme, me mjete ndezëse, gurë të hedhur dhe dëmtime pronash. Kushdo që ndodhet në ose afër një zone demonstrimi mund të ekspozohet ndaj...