Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?
Paketa Fiskale 2027, përbëhet nga 5 ligje pasi tashmë janë miratuar, por ndryshimet kryesore ishin tek ulja e TVSH-së për 54 produkte ushqimore si dhe për paketat higjienike për gratë dhe bebet. Ndërkohë rritet TVSH-ja standarde në 21%, që do të thotë çdo produkt tjetër veç shportës dhe paketave higjienike do të shtrenjtohet, si dhe ulet pragu i regjistrimit në TVSH për bizneset. Sfidë është garantimi i uljes së çmimeve të ushqimeve bazë pas kësaj zbritje tatimore. zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, thotë se ulja maksimale që presin arrin deri 10% çmime më të lira. “A mund të kemi një përcjellje perfekte të këtij reduktimi? Kjo nuk ndodh. Kjo ndodh vetëm në teori sepse kuptohet që gjithmonë një pjesë e këtij reduktimi fillon edhe ndahet....
Burimi:
javanews.al