Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës i ka përcjellë shqetësimin e Romës për operacionin ushtarak të Ukrainës në portin e Bengazit në Libi. Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme italiane, Meloni e cilësoi operacionin si shkelje të sovranitetit libian, duke paralajmëruar se veprime të tilla rrezikojnë të zgjerojnë konfliktin përtej kufijve të Ukrainës dhe të cenojnë sigurinë në Mesdhe.Gjatë bisedës, ajo riafirmoi mbështetjen e Italisë për Ukrainën dhe përpjekjet për një paqe të drejtë e të qëndrueshme, por theksoi se kjo nuk nënkupton pranimin e veprimeve që rrezikojnë sigurinë e Italisë dhe rajonit.Nga ana e tij, Zelensky pranoi se operacioni ishte kryer pa koordinim paraprak me partnerët. Ai u shpreh se i kuptonte...