Ligji për laicitetin në Quebec merr mbështetje nga Gjykata Supreme e Kanadasë

Ligji për laicitetin në Quebec merr mbështetje nga Gjykata Supreme e Kanadasë

Gjykata Supreme e Kanadasë ka mbështetur të premten ndalimin e simboleve fetare për nëpunësit publikë në Quebec, duke i dhënë kështu një fitore provincës frankofone. Vendimi konfirmon në pjesën më të madhe ligjin e njohur si Ligji 21, miratuar në vitin 2019 nga qeveria e Quebecut. Sipas Gjykatës, ligjvënësit provincialë duhet të lejohen të mbajnë simbole fetare në Asamblenë Kombëtare të Quebecut, parlamentin e provincës, shkruan DW. Kryetari i Gjykatës Supreme, Richard Wagner, deklaroi se ligji «është i rrënjosur në angazhimin legjitim dhe historik të Quebecut për të garantuar laicitetin e shtetit në një shoqëri të lirë dhe demokratike». Qeveria e Quebecut e kishte argumentuar ligjin si të nevojshëm për të mbrojtur shoqërinë laike të provincës. Sipas tij, kushdo që ofron shërbime publike, si mësuesit...