Përmbytjet paralizojnë Vlorën, disa rrugë vijojnë të jenë të bllokuara nga uji

Përmbytjet paralizojnë Vlorën, disa rrugë vijojnë të jenë të bllokuara nga uji

Pas më shumë se 12 orësh reshjesh intensive shiu, të cilat përfshinë qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme, rreth orës 21:30 reshjet kanë pushuar. Megjithatë, situata mbetet problematike në disa zona të qytetit, për shkak të pranisë së ujit. Problematike paraqitet situata në zonën e Pavarësisë 3, e njohur nga banorët e Vlorës edhe si zona e Albano dhe Rominës, ku uji vijon të jetë i pranishëm në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin. Ndërkohë, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë ndodhen në terren për të monitoruar situatën, si dhe për të ndërhyrë në pastrimin e pusetave. Pavarësisht ndërprerjes së reshjeve, prurjet dhe uji i akumuluar kërkojnë ende monitorim nga strukturat përkatëse. Gjatë ditës së sotme, prezencë uji është shënuar në disa rrugë dhe lagje të Vlorës, por...