“I numëronte dhe i fuste në çantë”/ Zbardhet dëshmia për zhdukjen e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit

“I numëronte dhe i fuste në çantë”/ Zbardhet dëshmia për zhdukjen e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit

Shefja e Financës në Filialin e Postës së Durrësit, Valbona Duni, ka dhënë një version të saj për mënyrën se si janë kryer veprimet me mandatpagesat për degët e Shijakut dhe Krujës. Në dëshminë e saj, ajo pretendon se kishte vepruar me urdhër verbal të ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj dhe se kjo e fundit merrte paratë pasi ato dërgoheshin në zyrën e saj. Duni pranon gjithashtu se firmat e arkëtareve të degëve përkatëse në disa mandatpagesa nuk ishin të tyre. Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua dëshmia e shefes së Financës, Valbona Duni, e cila ia atribuoi përgjegjësinë për marrjen e parave ish-drejtoreshës së filialit, Elisabeta Mataj, ndërsa pranoi se firmat e arkëtareve Shijak dhe Krujë ishin falsifikuar. Pjesë nga dokumentari: Valbona...