Kanabisi shqiptar me destinacion Turqinë, arrestohen tre persona, mes tyre edhe një polic

Kanabisi shqiptar me destinacion Turqinë, arrestohen tre persona, mes tyre edhe një polic

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 136 kilogramë kanabis ditën e premte në autostradën “Arbën Xhaferi”, pranë daljes Doganaj-Kaçanik, duke vënë në pranga 3 persona të dyshuar. Sipas të dhënave hetimore, të arrestuarit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut synonin transportimin, shitjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike me origjinë nga Shqipëria, duke e kaluar transit përmes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut drejt Turqisë. Gjatë operacionit dhe kontrolleve të mëtejshme, efektivët kanë sekuestruar 3 automjete, 1 motoçikletë dhe shumën prej 680 eurosh para të gatshme. Ndërhyrja u shoqërua me momente tensioni, pasi njëra prej makinave të përfshira tentoi t’i shmangej postbllokut policor duke shkaktuar përplasje në trafik, çka i detyroi punonjësit e policisë të përdornin armët e zjarrit për ta ndaluar mjetin. Lidhur me këtë aksion...