Ferma e kanabisit, 302 mijë paund/ Gjykata angleze dënon dy shqiptarët dhe kërkon dëbimin e tyre
Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke kultivuar 705 bimë kanabisi në një ambient industrial në Northallerton, me vlerë të përllogaritur në treg rreth 302 mijë paund. Në përfundim të procesit gjyqësor, gjykatësi kërkoi që të dy shqiptarët të deportohen menjëherë pas përfundimit të dënimit me burg. Bëhet fjalë për Aldo Gjetën, 27 vjeç, dhe Emanuel Bushin, 28 vjeç, të cilët u arrestuan më 23 shtator, pasi policia bastisi ambientin ku kultivohej lënda narkotike. Sipas raportimit të mediave britanike, të dy tentuan të largoheshin nga vendi gjatë ndërhyrjes së policisë, por u ndaluan dhe më pas pranuan akuzën për prodhim kanabisi në shkallë tregtare. Gjatë kontrollit, policia zbuloi disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike. Prokurorja...
Burimi:
gijotina.com