Dita e Flamurit në Sarajevë, Spiro Koçi evokon rrënjët e miqësisë dhe të ardhmen evropiane të dy vendeve

Dita e Flamurit në Sarajevë, Spiro Koçi evokon rrënjët e miqësisë dhe të ardhmen evropiane të dy vendeve

Më 26 nëntor, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë kremtoi 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në një atmosferë festive e miqësore. Për shqiptarët që jetojnë në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, kjo festë ka një domethënie të veçantë. Flamuri kuqezi u kujton vendin e të parëve, ndërsa qyteti ku e kremtojnë është vendi ku kanë rritur fëmijët, kanë punuar dhe kanë ndarë me fqinjët edhe ditët më të vështira. Këtij takimi mes dy përkatësive i dha zë ambasadori i Shqipërisë, Spiro Koçi, kur foli për krenarinë kombëtare si një ndjenjë që na ndihmon të çmojmë historinë dhe dinjitetin e popujve të tjerë. Në Sarajevë, kjo ide merr kuptim edhe përmes emrave të njohur për publikun shqiptar. Në këtë qytet lindën Bekim Fehmiu, Tinka Kurti...