Bashkim Jashari vlerësohet me medalje për shërbimin ndaj Kosovës

Bashkim Jashari vlerësohet me medalje për shërbimin ndaj Kosovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është vlerësuar me Medaljen “Shërbim i Shquar” nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Medalja i është ndarë në shenjë vlerësimi për shërbimin dhe kontributin e tij në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Forcës. Lajmin e bëri të ditur vetë Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar rrugëtimin dhe karrierën ushtarake të Jasharit. Në postim, ministri ka kujtuar edhe pjesëmarrjen e Jasharit në luftimet e 5, 6 dhe 7 marsit 1998 në Prekaz. Sipas tij, Jashari ishte ndër të mbijetuarit e familjes Jashari dhe luftoi përkrah Adem dhe Hamëz Jasharit. Pas luftës, Jashari vazhdoi shërbimin në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa me themelimin...