Laçi shkëlqen në Turqi me një gol kuqezi nga Superliga, vijon të spikasë me Rizespor! (VIDEO)

Laçi shkëlqen në Turqi me një gol kuqezi nga Superliga, vijon të spikasë me Rizespor! (VIDEO)

Qazim Laçi vijon të shfaqet në një formë të shkëlqyer në kampionatin turk të futbollit me skuadrën e Rizespor me të cilin po shënon gola të rëndësishëm. Këtë radhë mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen me Kasimpasa. Qazim Laçi shënoi në minutën e 22, një gol që ishte shumë i thjeshtë pasi dërgoi në rrjetë nga shumë pranë portës  një top të kthyer nga shtylla pas gjuajtjes së një prej shokëve të skuadrës së tij duke i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së Rizespor. Për Qazim Laçin ky ishte goli i tij i katërt në këtë sezon me fanellën e Rizespor në Super Ligën turke. VIDEO i golit të Qazim Laçit