Tragjike në Itali, shqiptari i kërkuar humb jetën në shkëmbimin e zjarrit me Policinë! Njëri arrestohet dhe i treti arratiset i armatosur fushave
Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një shkëmbimi zjarri mes tre personave dhe efektivëve të policisë italiani, në zonën e San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias. Sipas mediave italiane, agjentët e policisë kishin mbërritur nga rajoni i Kampanias për të ekzekutuar dy urdhër-arreste. Gjatë ndërhyrjes, situata ka përfunduar në përplasje me armë zjarri, ku njëri prej personave që ishte objekt i urdhër-arrestit mbeti i vdekur. Një tjetër person që ndodhej me ta u arrestua nga policia, ndërsa personi i tretë, gjithashtu në kërkim dhe i armatosur, arriti të largohej duke u fshehur në zonat fushore përreth banesës së izoluar ku tre personat kishin gjetur strehim. Pas arratisjes së tij, autoritetet italiane kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij....
Burimi:
javanews.al