Aksident dramatik në Orikum, 3 të plagosur nga përplasja e dy makinave, ja si paraqitet gjendja e tyre në spital!
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin (27 nëntor). Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht, të tre të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
javanews.al