E rrëmbyen, e mbytën dhe e hodhën në liqen/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK (DETAJET)
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të dosjes për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u rrëmbye dhe u vra në zonën e Matit. Katër persona do të përballen me gjykimin për këtë ngjarje të rëndë. Të pandehurit janë Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha, i njohur si Petrit Çakraj, Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj. Ata akuzohen për rrëmbim ose mbajtje peng të personit, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Dosja, e regjistruar me numrin 181 të vitit 2025, u shqyrtua në seancën paraprake të 27 nëntorit, pas kërkesës së SPAK të depozituar më 7 tetor. Sipas hetimeve, katër të dyshuarit kanë ndjekur për disa ditë lëvizjet e Renis Dobrës, duke përdorur automjete të marra me qira në zona të...
Burimi:
ntv.al