Shkëmbim zjarri me policinë në Itali, vritet shqiptari gjatë operacionit për arrestimin
Një shtetas shqiptar ka humbur jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane në zonën e San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias. Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni policor për ekzekutimin e dy urdhër-arresteve. Sipas mediave italiane, efektivët kishin mbërritur nga rajoni i Kampanias për të arrestuar personat e shpallur në kërkim. Gjatë ndërhyrjes, situata është përshkallëzuar në përplasje me armë zjarri, ku njëri prej personave që ishte objekt i urdhër-arrestit mbeti i vdekur. Një tjetër person që ndodhej në banesë u arrestua, ndërsa një i tretë, gjithashtu i kërkuar dhe i armatosur, arriti të largohej dhe të fshihej në zonat fushore përreth banesës. Policia italiane ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ku është angazhuar edhe një helikopter. Deri tani...
Burimi:
ntv.al