KUSH E THEU, KUSH PAGUAN? FATURA MUND T’I SHKOJË ORGANIZATORIT TË PROTESTËS

KUSH E THEU, KUSH PAGUAN? FATURA MUND T’I SHKOJË ORGANIZATORIT TË PROTESTËS

Një ditë para protestës së paralajmëruar për njëzet e tetë nëntorin, qeveria Rama miratoi një akt që prek si tregtarin të cilit i thyhet vitrina, ashtu edhe qytetarin që organizon tubimin. Tregtari mund të kompensohet edhe kur policia ende nuk e ka gjetur autorin. Ndërsa atij që ka organizuar protestën, shteti mund t’i kërkojë të paguajë edhe për dëmin që ka shkaktuar dikush tjetër. Për tregtarin ka rëndësi një fjalë në tekstin e qeverisë. Shteti mund të paguajë. Këshilli i Ministrave vendos rast pas rasti nëse do ta hapë skemën dhe sa do të mbulojë. Në vendim peshojnë dëmi, pasojat për pronarin dhe gjendja e buxhetit. Për pronën publike, rregulli është më i prerë. Avokatura e Shtetit duhet ta kërkojë dëmshpërblimin në çdo rast. Pra,...