112 do të jetë në shërbim 24 orë/ Sistemi i ri lokalizon telefonuesit, emergjencat me një numër të vetëm
Shqipëria do të ketë një sistem të unifikuar për menaxhimin e emergjencave përmes numrit 112, i cili do të shërbejë si pikë e vetme kontakti për qytetarët në të gjithë vendin. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ngritjen dhe funksionimin e këtij sistemi, që parashikohet të jetë në dispozicion 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Shërbimi do të ofrohet në shqip dhe anglisht, ndërsa administrimi dhe mbikëqyrja do t’i besohen Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Një prej risive kryesore është identifikimi më i saktë i vendndodhjes së telefonuesit përmes teknologjisë Advanced Mobile Location (AML), e cila funksionon në pajisjet inteligjente Android dhe iOS. Kjo teknologji synon të ndihmojë ekipet e emergjencës të lokalizojnë më shpejt personat që kërkojnë ndihmë. Sistemi do të...
Burimi:
ntv.al