VIDEO/ Berisha fton qytetarët në shesh nesër: Opozita është shumicë me distancë në Tiranë dhe Kamëz!
Në prag të protestës së 28 Nëntorit, lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në shesh, ndërsa kërkoi konsolidimin e frontit opozitar për zgjedhjet e ardhshme lokale. Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se, opozita ka epërsi të ndjeshme në Tiranë dhe Kamëz, duke deklaruar se Partia Demokratike është forca që ka shënuar rritjen më të madhe politike. ‘Opozita është shumicë në Tiranë, shumicë me distancë në Tiranë. Shumicë me distancë në Kamëz. Opozita duhet të bashkohet’, u shpreh Berisha, i cili premtoi bashkëpunim me të gjithë faktorët opozitarë dhe ftoi qytetarët ta kthejnë 28 Nëntorin në një ditë nderimi për flamurin kombëtar. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Janë zgjedhjet lokale përpara. Opozita është shumicë...
Burimi:
syri.net