Miliona qytetarë pa akses në shërbimet e pensioneve dhe përfitimeve sociale në Britani
Miliona qytetarë në Britaninë e Madhe kanë mbetur pa akses në shërbimet online të pensioneve dhe përfitimeve sociale, pasi sistemet e Departamentit për Punë dhe Pensione (DWP) u goditën nga një incident kibernetik. Qeveria britanike nuk ka përjashtuar mundësinë e një sulmi kibernetik, por ka deklaruar se deri më tani nuk ka prova që të dhënat personale të qytetarëve të jenë komprometuar. Hetimet për zbardhjen e incidentit janë ende në vijim. Departamenti për Punë dhe Pensione bëri të ditur se shërbimet dixhitale u ndërprenë si masë paraprake, ndërsa siguroi qytetarët se pagesat e rregullta të pensioneve dhe përfitimeve sociale nuk do të preken. Megjithatë, një numër qytetarësh kanë raportuar se nuk kanë marrë pagesat e pritshme, duke shprehur shqetësimin për vështirësitë financiare që mund të...
Burimi:
syri.net