Karakaçi: Do të falen rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike të periudhës 2008-2013, qytetarët të shprehin shqetësimet në platformën online
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se qeveria po përgatit një nismë ligjore për faljen e mijëra detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike, të cilat janë identifikuar si të padrejta dhe të vendosura gabimisht ndaj abonentëve. Gjatë prezantimit të rezultateve të platformës “Fol me Kryeministrin”, Karakaçi tha se në këtë platformë janë depozituar 68 raste që lidhen me fushën e përgjegjësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas tij, 34 prej tyre janë trajtuar dhe kanë marrë zgjidhje, ndërsa 34 të tjera vijojnë të jenë në proces shqyrtimi. Ministri theksoi se një nga problematikat më të rëndësishme të ngritura nga qytetarët lidhet me gjoba dhe detyrime të energjisë elektrike të vendosura gjatë periudhës 2008-2013. Për këtë arsye, ai bëri të ditur...
Burimi:
javanews.al