Nga refugjate afgane në senatore, historia e gruas që u bë virale me foshnjën

Nga refugjate afgane në senatore, historia e gruas që u bë virale me foshnjën

Një video e veçantë nga Senati i Australisë është bërë virale në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e publikut. Në pamje shfaqet senatorja Fatima Payman duke mbajtur në krahë vajzën e saj të vogël gjatë punimeve në Senat, ndërsa kolegia e saj, Lidia Thorpe, e cila ndodhet pas tyre, luan me foshnjën duke i bërë lojën e njohur “kukafshehthi”. Momenti i ëmbël ka rikthyer në vëmendje edhe historinë e veçantë të jetës së politikanes, e cila nga një emigrante e vogël afgane arriti të bëhej një prej senatoreve më të reja në historinë e Australisë. Fatima Payman ka lindur në Kabul të Afganistanit. Kur ajo ishte vetëm katër vjeçe, babai i saj u largua nga vendi me një varkë, duke mbërritur në Australi në kërkim...