Partizani fundos Dinamon, Shahini për rekord, akordon katër penallti për të kuqtë

Partizani fundos Dinamon, Shahini për rekord, akordon katër penallti për të kuqtë

Abissnet Superiore, java e 13-të: Dinamo- Partizani 1-4 (Nani 82’/ Murataj 32′, Aliu 56′, Fadairo pen 71, Skuka pen 85′) Derbi Dinamo- Partizani i lujtur sot në Elbasan ishte një ndër sfidat nga më të rrallat në futbolin shqiptar të këtyre dekadave të fundit. Arbitri Klodian Shahni edhe pse mund të ketë patur të drejtë në çdo rast, me akordimin e 4 penalltive për një skuadër, në këtë rast Partizani, ka hyrë në histori. Dy nga këto penallti u pritën nga portieri Teqja ndërsa në dy të tjerat shënuan Fadairo e Skuka. Për Dinamon gjithëçka mori tatpjetën qëkur kryesori largoi me kartonin e dytë të verdhë kapitenin Bruno Dita. Në fund Nani shënoi për blutë përpara se Skuka të vuloste shifrat në 1-4./Sportiim.al/ Post navigation