Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, plagosen 10 persona

Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, plagosen 10 persona

Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një kamioni ka ndodhur sot rreth orës 14:05 në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, trajtim mjekësor kanë kërkuar shoferi i autobusit dhe nëntë persona të tjerë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj. “Rreth orës 14:05 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamion. Përveç dëmeve materiale, sipas informacioneve të deritanishme, trajtim mjekësor kanë kërkuar shoferi i autobusit dhe nëntë persona të tjerë. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Elezaj. Policia është duke u marrë me rastin, ndërsa deri më tani nuk...