Përmirësohet situata pas stuhive në SHBA, por qindra mijëra familje vijojnë të jenë pa energji elektrike
Situata në Shtetet e Bashkuara po përmirësohet gradualisht pas stuhive të fuqishme që goditën vendin gjatë festës së Falënderimeve, por qindra mijëra familje vijojnë të jenë pa energji elektrike. Sipas të dhënave të publikuara të premten, 27 nëntor, ndërprerjet e energjisë kanë rënë ndjeshëm krahasuar me kulmin e së enjtes, kur afro një milion abonentë mbetën pa furnizim. Megjithatë, Pensilvania dhe Nju Xhersi vijojnë të përballen me vështirësi të konsiderueshme. Në disa zona të Pensilvanisë, kompania PPL Electric Utilities paralajmëroi se rikthimi i energjisë mund të kërkojë disa ditë për shkak të dëmtimeve të shkaktuara në rrjetin elektrik. Për të përshpejtuar riparimet, janë angazhuar edhe ekipe shtesë nga shtete të tjera. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme në banesa dhe biznese, ndërsa në disa zona të...
Burimi:
syri.net