PD Vlorë përkujton 28 Nëntorin, në aktivitet edhe pasardhës të familjeve të firmëtarëve të Pavarësisë
Partia Demokratike në Vlorë ka organizuar një aktivitet përkujtimor kushtuar 28 Nëntorit, historisë së qytetit të Vlorës dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë aktivitet, krahas drejtuesve dhe përfaqësuesve të PD-së, të ftuar të veçantë ishin edhe pasardhës të familjeve me histori të shquar kombëtare dhe të lidhura me firmëtarët e Pavarësisë. Aktiviteti u çel me fjalën përshëndetëse të kryetares së PD-së Vlorë, Nada Meçorapaj, e cila vlerësoi rëndësinë e kësaj date historike dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së kujtesës kombëtare. Në vijim, përshëndetën të pranishmit edhe sekretari i të Përndjekurve Politikë të PD-së, Shkëlqim Lepenica, si dhe drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Vlorë, Aurel Bylykbashi, të cilët u ndalën në rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe vlerat që përfaqëson kjo ditë për shqiptarët....
Burimi:
syri.net