Çfarë ndodhi në Apel? Pse gjyqtarja Miranda Andoni, liroi nga qelia Pirolin e Laçit, vrasësin me pagesë në disa qytete

Çfarë ndodhi në Apel? Pse gjyqtarja Miranda Andoni, liroi nga qelia Pirolin e Laçit, vrasësin me pagesë në disa qytete

Elton Qyno - Syri.net Një operacion policor i kryer në mbrëmjen e 8 Tetorit 2026 nga policia e Lezhës, çoi në rezultate konkrete, duke çuar në zbulimin dhe arrestimin e 3 personave të dyshuaqëse funksiononin si vrasës me pagesë në disa qytete të vendit. Vençesk Piroli, 38-vjeç një emër i njohur i botës së krimit dhe dy miqtë e tij, Kristian Ymerin, 34 vjeç, dhe Elden Tarjan, 25 vjeç u arrestuan me një arsenal armësh dhe një seri provash, që krijonin dyshime të arsyeshme se ata vepronin si një “njësi zjarri” për të vrarë njerëz. Por teksa policia kriminale dhe prokuroria e Lezhës, kishte siguruar prova për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale si “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”, “Sigurim i...