Mesazhet e Sky ECC zbulojnë lidhjet me bandën shqiptare të kokainës/ Dënohet kikboksieri i njohur Jamal Ben Saddik
Kikboksieri i njohur belg, Jamal Ben Saddik, është dënuar me katër vite burg nga një gjykatë në Antverpen, në kuadër të një dosjeje të madhe trafiku droge, që lidhet me transportimin e rreth 2,8 tonëve kokainë drejt Belgjikës. Prokuroria e akuzon sportistin për lidhje me një organizatë shqiptare të trafikut të drogës, duke u mbështetur kryesisht në komunikimet e zbërthyera të aplikacionit të koduar Sky ECC. Ben Saddik i mohoi akuzat, duke pretenduar se telefonin e tij të enkriptuar ua kishte dhënë për përdorim personave të tjerë. Megjithatë, gjykata nuk e pranoi këtë version. Si funksiononte rrjeti shqiptar i drogës? Në qendër të hetimeve ishte shqiptari Devid P., i dyshuar për organizimin e gjashtë transporteve të kokainës drejt portit të Antverpenit, nga tetori i vitit 2019 deri...
Burimi:
gijotina.com