VIDEO/ Rrëshqitja e inerteve bllokon përkohësisht rrugën në Qafën e Vishës, në Himarë
Rrëshqitja e inerteve në rrugë ka shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në segmentin e Qafës së Vishës, në Himarë. Pas incidentit, në terren kanë ndërhyrë kontraktori dhe shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), duke nisur punën për pastrimin e aksit rrugor dhe rikthimin e qarkullimit. Aktualisht, rruga është e kalueshme vetëm në njërën korsi, ndërsa ndërhyrja për pastrimin e korsisë tjetër do të vijojë gjatë orëve të para të mëngjesit të nesërm. Drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë segment këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar deri në përfundimin e plotë të punimeve.
Burimi:
syri.net