Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime
Një kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në aksin Levan–Mbrostar. Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili sapo ka konstatuar flakët ka dalë menjëherë nga mjeti, duke shmangur rrezikun për jetën. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.
Burimi:
javanews.al