Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit
Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar në emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv se do t’i drejtohet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kërkuar mbikëqyrjen e procesit gjyqësor për dosjen “Partizani”. Beqiri kërkon që përfaqësues të ambasadës të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit për të ndjekur nga afër zhvillimet e procesit. Ai pretendon se trualli prej mbi 20 mijë metrash katrorë i ish-kompleksit Partizani është marrë për 14 mijë euro nga Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, shumë që, sipas tij, nuk është paguar, ndërsa vlera e pronës është shumëfish më e lartë. Avokati shprehet se nuk do të pranonte një vendim pafajësie për personat që, sipas tij, janë përgjegjës për korrupsionin e pretenduar në...
Burimi:
javanews.al