Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula dhe kryeministri Albin Kurti kanë përcjellë urimet e tyre për Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë. Shiroka-Pula e cilësoi 28 Nëntorin si një ditë që bashkon shqiptarët kudo që jetojnë, ndërsa Kurti solli në vëmendje një pjesë më pak të njohur të historisë së Pavarësisë, duke kujtuar qindra telegrame që u dërguan nga qytete të ndryshme shqiptare, përpara shpalljes së saj në Vlorë. Në urimin e saj, presidentja Shiroka-Pula kujtoi momentin historik të 28 nëntorit 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli Shqipërinë të lirë e të pavarur. Ajo vlerësoi sakrificën e brezave që luftuan për lirinë e vendit dhe theksoi se flamuri kuqezi vazhdon të bashkojë shqiptarët, pavarësisht kufijve shtetërorë. “Sot, flamuri me shqiponjën...