Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

Në Tiranë është lajmëruar sot (Dita e Pavarësisë) një protestë kombëtare në vazhdën e revoltës së nisur më 31 maj të këtij viti. Prej asaj date vendi është përfshirë në protesta që gjatë tetorit sollën edhe skena dhune dhe përleshje mes studentëve dhe policisë. Më shumë se 2000 efektivë të policisë, edhe repartet speciale, do të jenë në terren për të ruajtur sigurinë në kryeqytet, ndërsa këtë mëngjes autobotet ujëhedhëse të forcave të rendit janë veshur me flamurin kuqezi. Protestuesit kanë njoftuar se grumbullimi do të fillojë prej orës 10:00. Edhe në qytetin e Vlorës, qindra efektivë, përfshirë edhe forcat speciale, janë angazhuar në një plan të shtuar masash sigurie, në kuadër të festimeve për 28 Nëntorin. Dhjetëra furgonë policie dhe efektivë janë pozicionuar në...