Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, ka zgjedhur të urojë në gjuhën shqipe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Rroftë miqësia shqiptaro-kroate”, shkroi kryediplomati kroat në llogarinë e tij në X. Më tej në postimin e tij, Radman thekson se Shqipëria dhe Kroacia kanë së bashku miqësi të vjetër, bashkëpunim të fortë në NATO dhe angazhim të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të sigurt dhe stabël. “Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e integrimit evropian të Shqipërisë”, deklaroi Radman.