Skema KAYO propozohet dhe në Shëndetësi, “MedAL” hidhet për konsultim publik

Skema KAYO propozohet dhe në Shëndetësi, “MedAL” hidhet për konsultim publik

Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin për krijimin e shoqërisë aksionare “MedAL” sh.a., një kompani që do të jetë 100% në pronësi të shtetit dhe që synon të marrë përsipër furnizimin e spitaleve publike me barna dhe pajisje mjekësore. Sipas projektligjit, shoqëria e re do të ketë kompetenca të gjera për të bashkëpunuar me sektorin privat, përfshirë krijimin e kompanive të përbashkëta dhe blerjen e aksioneve në biznese private që prodhojnë apo tregtojnë barna. Një tjetër element i parashikuar në draft është mundësia që prona shtetërore të përdoret si kontribut kapitali në këto struktura. Ndërkohë, bashkëpunimet me kompanitë private mund të nisin edhe përmes propozimeve të pakërkuara nga vetë bizneset. Projektligji parashikon gjithashtu që një pjesë e informacionit që lidhet me këto...