INTELIGJENCA ARTIFICIALE, NJE ORAKULL MODERN QE MUND TI BEJE NJEREZIT TE PANEVOJSHEM
Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë, Kirill, ka ngritur shqetësimin për zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale, duke e lidhur këtë teknologji me profecitë biblike për fundin e botës. Sipas tij, njerëzimi po përballet me një forcë që mund të bëhet edhe më e rrezikshme se energjia bërthamore, nëse sistemet e inteligjencës artificiale marrin kontrollin e vendimmarrjes dhe arrijnë të zëvendësojnë rolin e njeriut në shoqëri. Gjatë një fjalimi në seancën plenare të Këshillit të 28-të Botëror të Popullit Rus, të mbajtur në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, Kirill paralajmëroi se zhvillimi i kësaj teknologjie mund të sjellë pasoja të paparashikueshme. Ai argumentoi se edhe vetë shkencëtarët që punojnë në këtë fushë kanë shprehur shqetësime për mundësinë e humbjes së kontrollit mbi inteligjencën...
Burimi:
ntv.al